Aksident i çuditshëm në Kroaci: Një çift i dashuruar ra në një pus, u shpëtuan nga mysafirët e dasmës

Ata ishin mysafirë në dasmë, dhe më pas ata vendosën të kërkojnë një vend ku mund të ishin vetëm – pranë një kaçube dhe një pusi të vjetër.

 

Ata u shtrinë në kapakun e pusit, i cili u “lëshua” nën peshën e tyre dhe si pasojë ata të dy ranë në një pus të thellë katër metra.

Kështu së paku shkruajnë mediat kroate, sipas të cilave, një çift i dashuruar, një vajzë dhe një i ri (25) ranë në një pus në Gjurgjevac të Kroacisë, përcjell Telegrafi.

Vajza po bërtiste dhe kërkonte ndihmë, dhe një nga të ftuarit e dasmës e dëgjoi atë. Me ndihmën e dy mysafirëve të tjerë, ata i nxorën nga pusi.

“Ndërkohë, ne thirrëm një ambulancë, zjarrfikës dhe polici, dhe kur ata u nxorën nga pusi, vajza u ankua se ajo goditi kokën në pjesën me tulla të pusit, ndërsa i riu tha se nuk kishte të lënduar. Ambulanca e çoi vajzën në spital për një ekzaminim dhe për fat të mirë, ajo kishte vetëm dëmtime të lehta në kokë dhe u lirua menjëherë në shtëpi”, thanë mysafirët e dasmës.

Për fat të mirë, shtojnë ata, gjithçka përfundoi mirë, kështu që tani të gjithë mund të bëjnë shaka në kurriz të dashnorëve të rinj.

Related posts

Njerëzit e varfër janë pa para dhe dështojnë për këtë shkak: Konstaton themeluesi i faqes Alibaba, Jack Ma!

D V

Vendoseni këtë pranë dyerve dhe të gjitha dritareve: Çimkat nuk do t’i afrohen shtëpisë suaj!

D V

Ngjyra e manikyrit tuaj zbulon një sekret për ju!

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com