Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Aksident i rëndë mbrëmë në Shkup, disa persona përfunduan në spital

Mbrëmë në orën 23.50, dhjetë minuta para fillimit të orës policore, në Shkup ka ndodhur aksident i rëndë në udhëkryqin tek rrugët “Sh.Kirilli dhe Metodi” dhe “Naroden Front”. Në aksident u përfshinë automjeti i udhëtimit “Audi”, i drejtuar nga B.F.(42) nga Shkupi dhe automjeti i udhëtimit “Folksvagen Golf”, i drejtuar nga L.L.(31) nga fshati Radushë, Shkup, të dyja me targa të Shkupit.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë M.L.(29) nga f.Radushë, të konstatuara në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”. Lëndime trupore kanë marrë dy vozitësit dhe bashkudhëtarët në automjetin “Audi”, V.S.(44) dhe M.L.(41), të dy nga Shkupi, të konstatuara në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Sh.Naum Ohridski”, njoftoi MPB.

Inspektim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i SPB-Shkup.

Postime të ngjashme

189 kundërvajtje në komunikacion, 58 për tejkalim shpejtësie

Dafina Vidishiqi

Një person dyshohet se e sulmoi një gardian në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

Burri nga Peja raporton në Polici se babai dhe vëllai i gruas deshën ta vrasin

Dafina Vidishiqi

Aksident me paraglajder, lëndohet një shtetase ruse

Dafina Vidishiqi

Në një aksident mes një kamioni dhe një automobili në Skudrinë të lënduar dy persona, trafiku është normalizuar

Dafina Vidishiqi

Prilep/ Konfiskohet drogë me vlerë rreth 200.000 euro

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...