Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Aksident i rëndë me autobus në Poloni, gjashtë të vdekur

Gjashtë persona vdiqën dhe mbi 30 të tjerë u lënduan në një aksident të një autobusi ukrainas në pjesën juglindore të Polonisë, njoftuan ekipet e shpëtimit.

Agjencia shtetërore e lajmeve, PAP, raportoi se autobusi me 57 persona ra në një kanal gjatë natës. Personat e lënduar u dërguan në spitalet më të afërta, ndërsa pasagjerët e tjerë u strehuan në një shkollë.

Një zëdhënës i shërbimeve shëndetësore në Przemysl i konfirmoi të dhënat, duke shtuar se autobusi i aksidentuar ishte duke shkuar në Ukrainë, shkruan Reuters.

“Shumica e pasagjerëve ishin duke fjetur kur ndodhi aksidenti, shumica nuk kishin të vendosur rripa të sigurisë, prandaj u lënduan rëndë. Shumica e udhëtarëve ishin të rinj që po shkonin nga puna në shtëpi”, tha zëdhënësi, duke shtuar se në autobus nuk kishte fëmijë.

Sipas zëdhënësit, autobusi i aksidentuar fillimit goditi një rrethojë e pastaj doli nga një autostradë dhe ra në një kanal.

Ndryshe, nga një deri në dy milionë ukrainas besohet se jetojnë ose punojnë në Poloni./gazetaexpress

Postime të ngjashme

Xi Jinping merr pjesë në samitin e klimës Kinë-Francë-Gjermani

R Zh

AstraZeneca vaksina më e përdorur në botë

N E

Sergey Lavrov hedh poshtë ndryshimin e kufijve në territorin e ish-Jugosllavisë

N E

SHBA vaksinohen 24 % e popullsisë

N E

Mbi 3 milion viktima nga Kovit-19 në të gjithë botën

N E

Italia do të fillojë lehtësimin e masave kufizuese

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...