Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi” dhe dyshohet se është me pasoja fatale, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit kanë bërë me dije se disa njësi policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve të para, aksidenti ka përfunduar me fatalitet.
Një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Sinjali do të iu mbajë të informuar posa të ketë një njoftim zyrtar.
Viktima dyshohet se është goditur teksa ka qenë i ndalur me veturë në shiritin emergjent, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është nga Tetova, i cili është përplasur nga një veturë në lëvizje dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.
Sipas informacioneve të para, vetura e viktimës dhe një veturë tjetër kanë qenë të ndalura në autostradë, ndërsa i ndjeri ka qenë jashtë automjetit kur një automjet tjetër e goditi.