Një 28-vjeçar ka gjetur vdekjen dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një aksidenti tragjik në autostradën “Tiranë-Durrës”.
Viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë. Pasi furgoni është përplasur kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.
28-vjeçari ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë ndodhen tek Spitali i Traumës në gjendje të rëndë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi Gëzim Muçaj, rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Laçe.
Shtetasi Ismail Laçe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit