Aksident i rëndë në Fier, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma

nga Xh M

Një aksident me vdekje është shënuar sot në Bypass-in e Fierit, ne vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Pojanit’.

Një makinë tip ‘BMV’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka vdekur pasagjeri dhe është plagosur shoferi. Genti Çela është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Në aksin rrugor “Pojan-Vlorë”, shtetasi G. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar”, informoi sot policia.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia, përgjumja e shoferit dhe lagështia në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More