Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre të rinj

nga Xh M

Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në auostradën e Wallensen në Gjermani.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30.

Në makinën që u përplas për pemë ndodheshin 5 persona. Fatkeqësisht, tre të rinj të moshave, 18, 19 dhe 20 jeç ndërruan jetë.

Shoferi dhe një pasagjer kanë mbijetuar, por kanë pësuar lëndime të rënda.

48 zjarrfikës, dy helikopterë të shpëtimit dhe pesë autoambulanca shkuan në vendin e ngjarjes.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, ndërsa rruga ku ndodhi aksidenti qëndroi e mbyllur për 10 orë.

Për momentin nuk dihet se kush janë viktimat e aksidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More