Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Aksident i rëndë në hyrje të Sarajit, ka dhe të plagosur

Saraj, 28 nëntor – Sonte rreth orës 18:00 në hyrje të Sarajit, te semaforat në afërsi të urës ka ndodhur një aksident i madh trafiku ku janë përfshirë 3 automjete. Nga fotot e marra nga tereni duket se një veturë Golf ka goditur edhe shtyllën metalike të semaforit.

Në këtë aksident ka edhe të plagosur. Policia ende bën matjet në vendin e ngjarjes. Përndryshe pikërisht në këtë vend thuajse çdo javë ndodhin aksidente nga shkaku i mungesës së rrethrrotullimit, por edhe i mosrrespektimit të rregullave të qarkullimit nga vozitësit.

Banorët e Sarajit qysh prej kohësh kanë kërkuar rrethrrotullim në këtë vend, por si duket nga komuna e Sarajit edhe pse kanë premtuar, nuk po bëjnë asgjë më këtë drejtim dhe banorët e fshatrave Kondovë, Sfillare, Rashçe dhe Radushë po i humbin shpresat për zgjidhjen e problemit me rrethrotullimit të premtuar në hyrje të Sarajit.

Banorët gjatë lëvizjes së tyre për në Saraj dhe anasjelltas në mungesë të një rreth rrotullimi duhet të përshkojnë dy kilometra rrugë shtesë. Në të shumtën e rasteve për t’ju shmangur kilometrave shtesë ata bëjnë shkelje në trafik, që jo rrallëherë u kushton me gjobë në vlerë deri më 300 euro, ose aksidentohen si rasti i sotëm.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...