Agjencia Zhurnal.mk

Aksident i rëndë/ Përplaset me trafikndarësen, ndërron jetë 22-vjeçari

Një aksident i rëndë është shënuar në Kavajë rreth orës 17:05 të ditës së martë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 22-vjeçar.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar.

Kavajë/Informacion Paraprak.

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...