Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të fshatit Orizare të komunës së Likovës, raporton Open-TV. Mësohet se një veturë është përplasur në murin e varrezave të fshatit.
Lajmin për aksidentin e kanë konfirmuar për Open-TV kalimtarë të rastit, duke na dërguar fotografi nga vendngjarja. Policia po e heton rastin.