Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në lagjen Kisela Voda të Shkupit, në afërsi të stadiumit “Çimentarnica”.
Sipas informacioneve fillestare, një mjet tip “BMW”, i cili lëvizte me shpejtësi të papërshtatshme, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë metalike.
Ekipet e zjarrfikësve në koordinim me urgjencën mjekësore po ndërhyjnë për të shpëtuar drejtuesin e ngecur në automjet.
Më shumë informata nga policia priten gjatë ditës së nesërme.