Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Aksident me fatalitet, vdes një vajzë e mitur në QKUK

Prishtinë, 20 nëntor, Zhurnal-ks – Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të pësuar ditë më parë në një aksident që kishte ndodhur në rrugën Shtime-Komoran, konkretisht në fshatin Krojmir të Lipjanit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja kishte ndodhur më datë 30 tetor të këtij viti.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara me datën e lartcekur me datën 19.11.2020 në QKUK ka ndërruar jetë viktima e mitur f/k. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Postime të ngjashme

Përfaqësuesi i Bashkimti Evropian në Kosovë: Qeveria duhet të tregojë kujdes në procesin e vettingut në drejtësi

N E

Kosova me masa të reja kundër Kovid-19

N E

Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid

N E

Albin Kurti takon Kryetarin e Bashkisë së Athinës

N E

Kroacia i quan spekulime histerike deklaratat e Serbisë për bazën ushtarake në Kosovë

N E

Digjet një pjesë e spitalit të Vushtrrisë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...