Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat

nga D V

Një aksident me vdekje është shënuar këtë mëngjes në rrugën nacionale Lushnje-Berat në fshatin Barbullinjë. Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi.

Mjeti i drejtuar nga 46-vjeçari Aleksandër Misto ka përplasur viktimën e cila kalonte në anën tjetër të rrugës. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes. Ambulanca ndodhet në vendngjarje për të marrë trupin e Hatixhe Topi e cila këtë mëngjes kishte dalë për të shkuar në punë.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe po disiplinon trafikun ndërkohë që pritet eksperti i policisë për vijimin e procedurave.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More