Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 57-vjeçari!

Një burrë rreth moshës 57 vjeçare ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra pasi u aksidentua një ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ku makina ka përplasin një 57-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Policia kap dy shtetas të huaj që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë

D V

Aksident trafiku rrugën “Tirana” në Prizren

D V

E mori peng banda e drogës në Spanjë, shqiptari u shpëton dhe i bën gjëmën/ 6 të arrestuar

D V

Arrestohet 31-vjeçarja në Shqipëri, përfitoi 16 mijë euro nga mashtrimi në Instagram

D V

Ferrari me shpejtësi prej 231 km/h, arrestohet polaku me patentë false në Fier

D V

Detaje nga aksioni policor në Hasanbeg: 12 të arrestuar, kërkohen edhe tre persona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...