Para një ore ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes 7 veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç’rast kanë mbetur të lënduar 5 persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se të gjitha njësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intervenuar.
Sipas Policisë rruga mbetet e bllokuar për qarkullim në këto momente.
Njoftimi i Pk-së:
Më 24.12.2020 rreth orës 17:00, në autostradë (dalja për Suharekë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë shtatë (7) vetura, të lënduar 5 persona. Njësitë relevante policore, njësitet e zjarrëfiksëve si dhe ndihma e shpejtë, janë në vendin e ngjarjes. Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin, përderisa rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim.