Kronika Maqedoni

Aksident mes një autobusi dhe furgoni, lëndohen 17 pjesëtarë të Armatës

Zhurnal Ads

Shkup, 29 shtator – Zhurnal.mk – Një aksident komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shtip-Radovish, në vendin e quajtur “Kilometra e tetë”, ku kanë marë pjesë një autobus dhe një furgon, informon Zhurnal.

Sipas informatave të para, bëhet fjalë për autobus ku janë transportuar pjesëtarë të Armatës, të cilët nga qytetet e tyre të banimit, ishin duke u transportuar në Shkup.

Zëdhënësja i Klinikës në Shtip, Marina Shumanska konfirmon se në spital të hospitalizuar janë 17 persona me lëndime trupore dhe po vijojnë kontrollet mjekësore dhe inçizimet. Sipas informatave të para, të lënduarit nuk janë asnjëri në gjendje rreziku për jetë.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova thotë se për momentin po bëhet ekspertizë në vendngjarje, ndërsa incidenti ka ndodhur para orës shtatë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Sanksionohen 222 shoferë në Shkup, prej të cilëve 60 për shpejtësi të tejkaluar

admin

Bekteshi: Me Pakon e katërt të masave do të ndihmojmë grupet më të ndjeshme të qytetarëve

T E

Bullgaria insiston që raportet ndërfqinjësore të jenë në kapitullin kryesor për BE, Gjermania kundërshton

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...