Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në kilometrin e 18-të drejtimi Prishtinë-Ferizaj.
Si pasojë, një person ka marrë lëndime të lehta trupore.
Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë Blerina Ejupi-Tahiri.
“Më datën 04.11.2025 është raportuar për një aksident trafiku në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ drejtimi Prishtinë-Ferizaj km 18. Sipas informatave fillestare të përfshira janë dy automjete, ndërsa raportohet për një person dyshohet me lëndime të lehta”, deklaroi Ejupi-Tahiri.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
