Një 26-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Borizanë në aksin Fushë Krujë-Kurbin.
Policia bën të ditur se mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Brenda makinës janë gjetur dy palë targa, çka ka hedhur dyshimet se makina ka qenë e vjedhur./tvklan