Në datën 24.12.2020 në orën 18.25 në Ohër në rrugën “Zhelezniçka”, E.N.(45) nga fshati Llabunishtë, Strugë, duke drejtuar automjetin motorik të udhëtimit “BMW” me targa të Strumicës ka goditur personin me iniciale I.U.(18) dhe një të mitur nga Ohri. Në aksident lëndime të rrënda trupore ka marrë I.U. dhe është dërguar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Të miturit i është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin “Sh.Erazmo” në Ohër. Për ngjarjen ëshë njoftuar prokurori publik dhe është kryer inspektim në vendin e ngjarjes.