Aksident në Shkodër plagoset drejtuesja e motorit elektrik

nga Xh M

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se një mjet me drejtues shtetasin me iniciale F.H., ka përplasur një motor elektrik që drejtohej nga shtetasja me iniciale B.K. Kjo e fundit është plagosur lehtë, ndërsa është dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, automjeti me drejtues shtetasin F. H. ka përplasur motorin elektrik me drejtuese shtetasen B. K.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. K., e cila është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More