Agjencia Zhurnal.mk

Aksident në Shkup, lëndohen disa persona mes tyre dhe një 6-vjeçarë

Në datën 26.07.2020 rreth orës 10.30 në udhëkryqin nga rr. “Justinijani i parë” me rr. “Sllavka Dinkova” në Shkup ka ndodhur fatkeqësi trafiku ndërmjet automjetit të udhëtimit “Folksvagen Sharan”, me targa të Shkupit, i dejtuar nga R.I.(46) nga f.Studeniçan dhe automjeti “Folksvagen Golf”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.M.(30) nga f.Studeniçan. Në fatkeqësi, kanë marrë lëndime vozitësi A.M. dhe gjashtë vjeçari, derisa A.A.(30) nga f.Studeniçan ka marrë lëndime të rrënda trupore dhe dy bashkëudhëtarë në automjetin “Folksvagen Golf”. Lëndimet janë konstatuar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku të lënduarit u dërguan për t’ua dhënë ndihmën mjekësore. Hetim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i SPB-Shkup, thuhet në raportn e policisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...