Në datën 13.10.2020 në orën 02.00 është denoncuar se në rr. “Vojvoda Vasil Çakallarov” në Shkup, automjeti i udhëtimit “Seat”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.N.(29) nga Shkupi, ka dalë nga rruga dhe ka goditur shtyllën ndriçuese. Në aksident, lëndime të rrënda trupore ka marrë bashkëudhëtarja M.A.(27) nga Shkupi, të konstatuara në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime trupore ka marrë vozitësi, të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori”. Është kryer hetim në vendin e aksidentit nga ekipi hetues i SPB-Shkup.