Aksident në Shkup, lëndohet një këmbësor

nga Xh M

Një motoçiklist ka goditur mbrëmë një këmbësor në bulevardin “Aradhat Partizane”, thonë nga MPB.

Më datë 22.04.2024 në ora 20:05, në SPB Shkup është raportuar se në Blv. Aradhat Partizane” në Shkup, një motoçikletë “Ducati” me targa të Shkupit, e drejtuar nga E.P (27) nga Shkupi ka goditur një këmbësor N.G (30) nga fshati Rashçe, Shkup.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori, ndërsa lëndime ka pësuar edhe motoçiklisti, të konstatuara në Kompleksin klinikë “Nënë Tereza”, Shkup”, njoftojnë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipi policor nga SPB Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More