SPB Tetovë njofton se është aksidentuar një veturë në Tetovë i cili drejtohej nga një 18-vjeçar nga Shkupi
“Më 25.04.2024 në orën 23.55 në rrugën ,,Jane Sandanski” në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB- Tetovë, kanë privuar nga liria personin N.T.(18) nga Shkupi, për arye se rreth orës 23.40 kishte marrë çelësat e veturës ,,Mercedes” me shenjat e regjistrimit të Shkupit, në pronësi të motrës së tij 26-vjeçare, gjithashtu nga Shkupi, dhe e kishte starutar.
Ajo ishte përpjekur që ta pengonte atë të drejtonte automjetin, por nuk ia kishte arritur, pas së cilës në rrugën e ,,Ilindenit” N.T. ka humbur kontrollin dhe makina kishte dalë nga rruga. Motra e tij kishte pësuar lëndime trupore, të konstatuar në spitalin klinik të Tetovës”, thonë nga SPB-Tetovë.
Nga atje shtojnë se inspektim në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB-Tetovë.