Agjencia Zhurnal.mk

Aksident në Tiranë, vdesin dy persona

Tiranë, 3 janar – Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur dy këmbësorë.

Raportohet se dy këmbësorët kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet forcat e policisë.

Informacioni paraprak nga policia

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...