Aksident në Vallandovë, humb jetën një person

Sot, në ora 3:30 ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale në rrugën rajonale mes fshatit Josifovo – Udovo.

 

Në aksidentin mes dy veturave, ka humbur jetën një 33-vjeçar, shofer i njërës veturë, ndërkaq shoferi tjetër dhe dy bashkudhëtarët kanë marrë lëndime trupore.

“Aksidenti ka ndodhur mes veturës “Audi” me targa të Vallandovës, me shofer T.G.(33) nga fshati Udovo dhe veturës “Reno Megan” me targa të Vallandovës, me shofer Z.M.(43) nga fshati Udovo. Në vendngjarje jetën e ka humbur T.G., ndërkaq Z.M. ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gjevgjeli. Bashkudhëtarët e veturës “Audi”, S.P.(23) dhe I.N.(23), të dy nga fshati Udovo, kanë pësuar lëndime të trupore të konstatuara në Shtëpinë e Shëndetit në Strumicë”, thonë nga MPB.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Strumicë dhe prokurori publik, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion.

Related posts

Mbytet një shqiptar nga Kosova në plazhin e Durrësit

D V

Edhe një foshnjë në mesin e gjashtë të lënduarve nga aksidenti i trenit me vetura në Pejë

D V

Zbulohet një punëtori për armë në Lubin, gjenden armë dhe municion

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com