Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Aksident në Vetërnik, katër të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili është shkaktuar mëngjesin e së mërkurës në lagjen Vetërnik të Prishtinës.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:30 është raportuar për një aksident në lagjen Vetërnik në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci.

Postime të ngjashme

Aksident në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, makina përplas 4-vjeçarin

S.B.

71-vjeçari humb jetën pasi që humbi kontrollin ndaj motoçikletës

S.B.

Sanksionohen 305 motoçiklistë në gjithë territorin e vendit

S.B.

Pesë persona për pesë ditë dhunojnë një femër në Prishtinë, e detyrojnë të konsumoj substanca narkotike

S.B.

Tiranë/ Kërcënoi se do të vetëvritej, burri zbret nga godina e “Muzeut Kombëtar”

S.B.

“Taksisti” çon në pranga 4 persona! Si tentuan të arratisen dy poseduesit e 900 gr kokainë, në Durrës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...