Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Aksident trafiku në Ferizaj, vdes biçiklisti

Zhurnal Ads

Një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e ka  goditur një person tjetër i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:50 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e ka  goditur viktimën mashkull  kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Hoti para FSK-së: UÇK ka bërë luftë të drejtë për liri

S.B.

Haziri: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme

T E

Përleshje fizike midis kërçovarëve, njëri nga personat dërgohet në Klinikat e Shkupit

admin

Bajrami në Uashington, takon përfaqësues të lartë të FMN-së

admin

Në mungesë të kuorumit nuk kalon Kodi Civil i Kosovës

admin

I grabiti makinën një 41-vjeçari, arrestohet autori i dënuar më parë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...