Aksident trafiku në pikën kufitare “Bllacë”, ndalohet një shtetas i Kosovës

nga D. V.

Pas mesnate, në pikën kufitare “Bllacë”, një shofer, shtetas i Kosovës, ka goditur me veturë një 25-vjeçar nga Shkupi. Nga policia njoftojnë se 25-vjeçari ka për pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi është ndaluar.

“Më 06.01.2026 rreth orës 01:50, në SPB Shkup u raportua se në hapësirën ndërmjet Pikës Kufitare “Hani i Elezit” dhe Pikës Kufitare “Bllacë e Poshtme”, 60-vjeçari Q.S. nga R. Kosovës, duke drejtuar një automjet “Golf” me targa të Kosovës, goditi këmbësorin S.K. (25) nga Shkupi. S.K. u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Tereza” në Shkup, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore.

Me urdhër të prokurorit publik, shoferi Q.S. është privuar nga liria dhe u mbajt në Stacionin Policor Gazi Babë për procedim të mëtejshëm. Është kryer inspektim nga ekipi hetues i SPB Shkup”, thonë nga MPB

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More