Aksident trafiku në Strumicë, humb jetën një person

nga Xh M

Sot (05.12.2024) në ora 01.05 në SPB Strumicë është raportuar se në rrugën kryesore A4, pjesa nga fshati Novosellë deri në fshatin Sekirnik, automjeti “BMW” nga Strumica me targa të Strumicës, i drejtuar nga D.Ç (37) nga fshati Zubovë, Strumicë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga plagët e marra drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Urgjnecës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij.

Prokurori publik dhe ekipi i SPB Strumicë kanë kontrolluar vendin dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More