Aksident tragjik në aksin Përrenjas-Librazhd, makina përplaset me kamionin, humb jetën e reja, shoferi plagoset rëndë

nga Xh M

Librazhd, 15 shkurt – Në aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës, ku pranë fshatit Pishkash janë përplasur një veturë dhe një kamion me targa maqedonase.

Mjeti tip Benz me drejtues 34-vjeçarin shtetasin Zef Sinani është përplasur papritur me kamionin dhe si pasojë vajza e re që udhëtonte me të ka humbur jetën në vend. E ndjera raportohet se ishte e fejuara e drejtuesit.

Zyrtarët e policisë thanë se i plagosuri është transportuar në gjendje serioze fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Elbasanit ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Zyrtarët që po hetojnë ngjarjen dyshojnët se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa një kthesë e fortë në Pishkash ka qenë edhe në raste të tjera burim aksidentesh të rënda.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More