Agjencia Zhurnal.mk

Aksidenti hekurudhor në Kumanovë, dëme të shumta materiale

Shkup, 2 korrik – Aksidentin hekurudhor në afërsi të Çerkezit të Kumanovës, mund ta ketë shkaktuar mbingarkesa e vagonëve. Drejtori i infrastrukturës hekurudhore Irfan Asani tha se ekipet janë ende në fazë të hetimit, mirëpo ka indikacione që mbingarkesa të jetë njëra prej arsyeve. Asani u zotua se nuk ka ndërmend të fsheh asnjë element dhe se do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që do të dalë nga hetimi.

Irfan Asani, drejtor i Infrastrukturës hekurudhore: Ajo që e shohim fillimisht është se kemi disa indicie, disa parametra të mundëshme që na çojnë në atë se pse ka ndodhur aksidenti. Njëra nga to është se ka disa parregullsi në ngarkesën e vagonëve, të cilat pas hetimit të plotë do ti themi se në çfar numrash janë dhe sa mund ata të bartin. Por gjithashtu do t’i shohim edhe shkaqet e tjera, për të cilat për një kohë sa më të shkurtër do të jeni të informuar”.

Në aksidentin hekurudhor që ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në relacionin Shkup –Kumanovë nuk kishte të lënduar, por janë shkaktuar shumë dëme materiale. Siç bëjnë të ditur nga Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, sipas konstatimit të komisionit që ndodhet në terren prej në mëngjes, është shkaktuar dëm i madh material në makineritë infrastrukturore, hekurudhën, shtyllat elektrike, sinjalizimin, rrjetin kontaktues dhe në kabllon optike. Ata poashtu bëjnë të ditur se hekurudha në këtë zonë për 24 orë do të vihet në funksion. Përfaqësuesit qeveritar siguruan se do të vënë në dispozicion fuqinë e tyre që sanimi i problemit të kryhet sa më shpejtë dhe të vihet hekurudha në funksion.

Koço Angjushev, zv/kryeministër: Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është në kompetencën tonë, që parasegjithash sa më shpejtë që është e mundur të kryhet hetimi dhe ekipet e ekspertëve shpresoj që ta bëjnë këtë gjatë ditës së sotme por dhe gjatë mbrëmjes. Kurse nga nesër të filloj sanimi i trasesë që të mund të vendoset përsëri drejtimi transportues Veri-Jug, gjegjësisht koridori 10”.

Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve: Rrethana më mirë është se nuk ka jetë të humbura njerëzish. Ne së bashku me të dy ndërmarrjet që tani na informuan plotësisht rreth asaj se çfarë do të bëjnë pas përfundimit tëtë gjithë hetimit do të punojmë për vendosjen në funksion të hekurudhës”.

Ndryshe, rreth orës dy pas mesnate në hekurudhën në afërsi të fshatit Çerkez të Kumanovës, një tren i ngarkuar me çelik, doli nga shinat dhe më pas është rrokullisur. Nga gjithsej 15 vagonët e trenit, gjatë fatkeqësisë 11 prej tyre kishin dalë nga shinat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...