Aksidenti në Pogradec, ndërron jetë rrugës për në spital 29-vjeçarja e plagosur rëndë

Ka ndërruar jetë rrugës për në spital 29-vjeçarja, Xheniana Hoxha, e cila mbeti e plagosur një ditë më parë nga një aksident në Pogradec. Shoferi Kastriot Guçe humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga duke rënë nga 20 m lartësi në vendin e quajtur Pusi i Ajdinit. Vetë Guçe mbeti i plagosur rëndë dhe po kurohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

‘Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.

Related posts

Shiste marihuanë në Ferizaj, një muaj paraburgim për shtetasin e Maqedonisë

D V

Ferrari me shpejtësi prej 231 km/h, arrestohet polaku me patentë false në Fier

D V

Humb jetën një punëtor në Koçan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More