Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Aksidenti tragjik i merr jetën 28-vjeçarit shqiptar, baba i një vajze të vogël

Zhurnal Ads

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së premtes në Firenze të Italisë. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili gjeti vdekjen teksa udhëtonte me motor. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së shkuar. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po kthehej nga puna për në shtëpi, në Prato, ku jetonte prej kohësh. 28-vjeçari udhëtonte me një scooter, kur në rrethana ende të paqarta u përplas me një makinë.

Përplasja ishte tepër e fortë. I riu shqiptar përfundoi disa metra larg, duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur në mediat e vendit fqinj, ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël.

Bashkëshortja dhe nëna e tij mësohet se shkuan në vendin e ngjarjes, pasi u njoftuan për aksidentin tragjik. Ato u përballën me skenën e tmerrshme dhe u dërguan në spital për shkak të tronditjes. Për aksidentin e rëndë autoritetet policore kanë nisur hetimet.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Rama ka humbur qetësinë, dhunë ndaj të rinjve paqësorë

S.B.

Pse hakerat sulmojnë Shërbimin Informativ Shtetëror?

T E

Sulmi në Kongresin Amerikan, Yuri Kim: Liria dhe e drejta nuk duhet të shndërrohen në paligjshmëri

S.B.

Kërcënoi me armë zjarri 26 vjeçarin dhe tentoi të arratiset, arrestohet 32 vjeçari në Berat

S.B.

Kanosi me armë policinë dhe u arratis, shpallet sërish në kërkim ish-kreu i qarkut Kukës

S.B.

Tiranë/ Arrestohen tre vëllezër, çfarë iu zbulohet në lavazh dhe banesë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...