Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Aksidenti tragjik në Kashar/ Arrestohet shoferi 29-vjeçar, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Kodër Kashar, ku tre persona humbën jetën. Policia ka vënë nën pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin Zija Murati, 29 vjeç.  Ky i fundit, duke drejtuar automjetin me targa CLo4RPR në lagjen Valias në Kodër Kashar, ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur murin rrethues të një banese.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë në vend shtetasit shtetasit Lulzim dhe Ismail Sulaj (vëllezër) dhe shtetasi Dashamir Dema rreth 40 vjec.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S.(M.), 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese. Si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët në mjet, shtetasit I. S., 56 vjeç, B. S., 53 vjeç (vëllezër) dhe D. D., 50 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Prokuroria kumton detaje për aksionin anti-drogë: Janë arrestuar 6 persona

R Zh

Disa persona në Prishtinë e rrahin një femër dhe e detyrojnë të abortojë

S.B.

EMRAT/ Ish-kryeplaku dhe i biri në krye të grupit të trafikut të drogës! Si bëhej shitja nga Korça në Fier

S.B.

Një automjet me 12 emigrantë është rrokullisur derisa po ikte nga policia

S.B.

Dje në Shkup u sanksionuan 217 vozitës

S.B.

Pejë: Arrestohen shtatë persona për bixhoz të paligjshëm

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...