Agjencia Zhurnal.mk

Aksidenti në Llaskarcë, eksperti ligjor: Shoferi ishte i shpërqendruar në 5 sekondat vendimtare

Shkup, 28 janar, zhurnal.mk – Shoferi i “Durmo Toursit” pjesërisht e ka krijuar situatën e rrezikshme në fshatin Llaskarcë vitin e kaluar që la të vdekur 16 persona. Me fjalë të zgjedhura me kujdes, eksperti mjekoligjor Dragan Aksentiev gjatë dëshmisë përjashtoi shkaqe të mundshme që e kanë shpërqendruar shoferin në 5 sekondat vendimtare. Shoferi as nuk ka fjetur e as nuk ka biseduar në celular, por nuk e ka kthyer timonin në kohë, ndërsa më pas ka qenë tepër vonë për t’u korrigjuar gabimi. Eksperti mjekoligjor përmendi një sërë situatash që mund të kenë shpërqendruar shoferin për një moment, por theksoi se nuk është profesion i tij të vlerësojë se për çfarë është bërë fjalë.

“Disa veprime afatshkurtra të shoferit që për shkurt kohë e kanë shpërqendruar. Ndonjë veprim tjetër afatshkurtër, siç është kthimi i kokës në të djathtë, qoftë përkulje, marrje të diçkaje apo të ngjashme”, u shpreh Dragan Aksentiev – ekspert i Byrosë së Mjekësisë Ligjore.

Në 13 shkurtin e kobshëm të vitit të kaluar, autobusi po udhëtonte nga Shkupi drejt Gostivarit ditën dhe në rrugë të thata. Dukshmëria e rrugës sipas ekspertëve ishte e mirë. Sipas gjetjeve, sapo shoferi e ka kuptuar se çfarë po ndodhë, ka filluar të frenojë, por mekanizmi i frenimit është aktivizuar plotësisht kur tashmë ishte vonë. Autobusi ka depërtuar gardhin mbrojtës dhe ka ndodhur tragjedia. Gjashtë persona janë akuzuar në aksidentin në Llaskarcë. Pronari i Durmo Tours Durmish Beluli, shefi i kompanisë Ramzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë në trafik dhe pronës. Tre punonjësit në stacionin e kontrollit teknik, nga ana tjetër, ngarkohen për bashkëpunim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...