Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Aksidentohet autoambulanca në Sarandë, infermierja niset me helikopter drejt Tiranës

Aksidentohet ambulanca e Spitalit të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:21 të mëngjesit në kryqëzimin e lagjes numër dy.

Ambulanca po shkonte të merrte një pacient, kur është përplasur me një automjet tip BMW X5 me targa angleze, i cili ka përfunduar brenda lokalit të shtetasit E. K..

Si pasojë është plagosur infermierja që ndodhej në autoambulancë, A. R., 58-vjeç.

Mësohet se gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur ‘Kolagji’, lagja nr. 2, Sarandë, një autoambulancë e Spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A. K., 54-vjeç, banues në Sarandë është përplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K. K., 24-vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A. R., rreth 58-vjeçe, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Ora News/

Postime të ngjashme

Kapen 400 kilogram kanabis me vlerë 4 milion euro nga policia shqiptare

N E

Skënder Brataj: Masat kufizuese do të hiqen gradualisht

N E

Në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë shtrim në Spitalin Infektiv në Shqipëri

N E

PD reagon pas raportit për drogën: Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen

N E

Kreu i Delegacionit të PE në Komitetin e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri uron Edi Ramën për fitoren

N E

Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po jep rezultat, SHBA gjithnjë në krah të Shqipërisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...