Kronika Shqipëri

Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Fier

Zhurnal Ads

Fier- Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ka aksidentuar për vdekje një 24-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I arrestuari është K. M., 28 vjeç, banues në Fier. Sipas policisë ai në fshatin Qenas ka aksidentuar me pasojë vdekje Q. M.,  24-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet, kapet dhe  arrestohet drejtuesi i mjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Qenas, u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

U arrestua për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

“Punimet e rindërtimit me hapin e breshkës”/ Ahmetaj-Valterit: Projekti i rindërtimit unik, 21894 përfitues janë paguar

admin

Therje me thikë në Kaçanik, lëndohen dy persona

admin

Basha: Rama do të emërojë kryebashkiake Milva Ekonomin për vjedhjen e 100 mln eurove

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...