Agjencia Zhurnal.mk

Aksidentoi për vdekje gruan në Kamëz, në pranga 32-vjeçari

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 32-vjeçari, i cili në orët e para të ditës së sotme ka aksidentuar për vdekje shtetasen me iniciale L.L., 53 vjeç.

“Arrestimi i tij u bë më datë 22.06.2019, rreth orës 01.00,  pasi në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Tiranë

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit A.M, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë më datë 22.06.2019, rreth orës 01.00,  pasi në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar, por është identifikuar me anë të kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes, i cili më pas është paraqitur vetë në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore ku dhe u bë arrestimi i tij për veprat  penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe  “Largimi nga vendi i aksidentit” .

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...