Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Krujë, arrestohet drejtuesi 31-vjeçar

Një 31-vjeçar është arrestuar në Krujë si drejtuesi i një automjeti që ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sipas Policisë, M.T, përplasi një 55-vjeçar i cili ndërroi jetë. Gjithashtu janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, kryesisht për dhunë në familje.

NJOFTIMI I POLICISË

DVP Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit bien në prangat e Policisë 5 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. B., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

F. D., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin D. L., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, me leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. T., 31 vjeçe, banuese në Krujë, pasi në Qerek, ka aksidentuar një shtetas këmbësor rreth 55 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Kamioni shtyp për vdekje 62-vjeçari në unazën e Elbasanit

T E

Ministria e Shëndetësisë: 21 humbje jete dhe 851 raste të reja

T E

Rrëfehet 28-vjeçarja: U punësova në Tiranë në qendër masazhi, më shfrytëzuan për prostitutë

T E

Rama takon Kurtin në Tiranë

S.B.

SHBA, raport kritik për Shqipërinë/ Krimi i organizuar pastron para në Shqipëri dhe kontribuon në korrupsion

S.B.

Pakt PD-PS pas 25 prillit?! Basha jep përgjigjen e prerë: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do e largojmë këtë qeveri të keqe!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...