Aksion i jashtëzakonshëm i dhurimit të gjakut në Tetovë

Tetovë, 6 tetor – Në Tetovë nesër do të organizohet aksion i jashtëzakonshëm për dhurimin e gjakut në ambientet e Qendrës lulturore “Ilo Anteski – Smok”. Aksioni i dhurimit të gjakut është paralajmëruar edhe për të martën.

 

“Organizata komunale e Kryqit të Kuq Tetovë, me ndihmën e ekipeve të ekspertëve nga Qendra për Mjekësi Transfuziologjike Tetovë organizojnë fushatë të dhurimit të gjakut në Qendrën Kulturore duke filluar nga ora 11 e mëngjesit deri në ora 15”, informon Shkëlqim Murati, sekretar i Kryqit të Kuq të Tetovës.

Aksioni i ardhshëm i dhurimit të gjakut është të martën, më 12 tetor, dhe do të organizohet në ambientet e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë nga ora 9 e mëngjesit deri në 13. 

Related posts

Pendarovski: Ende jemi të robëruar në të kaluarën

D V

KSHZ: Shilegovi udhëheq para Arsovskës në Shkup

D V

Takim i udhëheqësive të Ministrive të Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More