Agjencia Zhurnal.mk

Aksion i madh policor sot në Shkup, arrestohen Mile Janakieski dhe shumë zyrtarë shtetëror

Shkup, 28 qershor – Zhurnal.mk – Ish funksionarë të lartë, punonjës administrativ dhe persona që kryejnë punë me interes publik janë mes të arrestuarve në aksionin e sotëm policor që e kreu MPB në Shkup, transmeton Zhurnal.

Pjesa më e madhe e tyre siç mësohet, janë të punësuar në Ministrinë për Transport dhe Lidhje. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Siç mësohet, bëhet fjalë për ish ministrin për transport dhe lidhje Mile Janakieski, anëtarin e Komitetit Eksekutiv të VMRO-DPMNE-së Dimitar Dimovski dhe kryetarin e Komitetit komunal të Aerodromit Dejan Mitrevski.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për hetim për shitje të një toke shtetërore me procedurë të parregultt, me çka buxheti i shtetit është dëmtuar për mbi 2,5 milion euro.

Mes të arrestuarve, përskaj zyrtarëve shtetëror nga transporti, ka edhe nga kadastra dhe disa noterë, pronar i një firme, si dhe avokat shtetëror kompetent për qytetin e Shkupit. Bëhet fjalë për tre parcela për kompleks hotelierik përskaj Vardarit nga ana tjetër e parkut të qytetit të Shkupit. Mashtrim është bërë edhe me parcelën ku duheshte të ndërtohen shkallët spanjole në qendër të Shkupit.

Nga MPB thonë se për këtë aksion janë përgatitur me muaj të tërë.

“Pas një procedure disa muajshe parahetimore, sot me urdhër të Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcion po meren masa për sigurimin e personave të dyshuar në disa lokacione në Shkup”, thonë nga MPB.

Më tepër detaje për aksionin e MPB-së priten gjatë ditës në vijim./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...