Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Aksion i përbashkët i policisë gjermane e daneze kundër terrorizmit

Policia daneze dhe gjermane kanë goditur një grup të dyshuar për terrorizëm që kishin arritur të siguronin armë dhe eksplozivë.

Një grup prej 14 personash janë arrestuar, ku prej tyre tre vëllezër me prejardhje nga siria janë veçuar si udhëheqës të grupit. Sikundër njoftohet nga mediet daneze, 13 nga 14 të dyshuarit u arrestuan në një bastisje në Sjælland daneze midis të shtunës dhe të hënës, transmeton RTKLive.

Personi i katërmbëdhjetë u arrestua në Gjermani. Dyshimi për terrorizëm është ngritur kundër disa personave në të dy anët e kufirit.

Shtatë persona janë në paraburgim danez me dyshimin se kanë planifikuar një ose më shumë sulme terroriste, ose për të qenë të përfshirë në përpjekjen për të kryer një sulm, sipas policisë daneze të sigurisë PET.

Akuzat janë se ata kanë mbledhur armë dhe përbërës për të ndërtuar pajisje shpërthyese, ose kanë ndihmuar me këtë.

Tre persona u veçuan si figurat kryesore në grupin e të dyshuarve. Këta janë tre vëllezër – të moshës 33, 36 dhe 40 vjeç – të cilët vijnë nga Siria, raporton, ndër të tjera, gazeta gjermane Der Spiegel.

Dy prej tyre u arrestuan gjatë bastisjeve në Danimarkë, së bashku me një numër kimikatesh. I treti u arrestua në Gjermani, në Hessen.

Gjatë një bastisjeje në një shtëpi në qytetin gjerman Dessau, në shtetin federal të Saksonisë-Anhalt, u gjetën dhjetë kilogram barut dhe një flamur të bërë në shtëpi, të cilat ishin zbukuruar nga simboli i grupit ekstremist IS.

Nuk është e qartë nëse planet e dyshuara ishin për një ose më shumë sulme, ose ku ishin planifikuar të ndodhnin.

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës Nick Hækkerup (S) shkruan në Twitter se ajo që ka ndodhur deri më tani tregon se ekziston ende një kërcënim i madh terrorist kundër Danimarkës.

“Por ne kemi një polici të aftë dhe vigjilente, që ka provuar se mund të na mbrojë,” vazhdon ai. Hækkerup gjithashtu falënderon autoritetet gjermane, me të cilët PET, sipas tij, ka pasur bashkëpunim të mirë në çështjen në fjalë.

Postime të ngjashme

Autoritetet afgane vendosin orë policore

D V

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

D V

Presidenti kroat tallet keq me serbët

D V

Sërish përmbytje dhe dramë në Belgjikë: Uji bart vetura, përrenjtë në rrugë

D V

Vriten dy ushtarë turq në Siri

D V

Izraeli pritet të fillojë me testimin e kapsulës kundër coronavirusit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...