Aksion i policisë në 6 objekte hotelerike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit

nga D. V.

Shkup, 2 prill – Më datë 01.04.2025 në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në ora 21:00, në zonën e SPB Tetovës dhe DPB Gostivar, janë ndërmarrë veprime konform një aksioni operativ, me qëllim të ndërmarrjes së organizuar, të sinkronizuar dhe të koordinuar të masave dhe aktiviteteve që kanë për qëllim shuarjen e veprave të kundërligjshme dhe kriminale në objektet hotelerike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, të cilat janë kryer në bashkëpunim me përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, inspektorët nga Drejtoria e Policisë Financiare të Shkupit dhe inspektorët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ku janë kryer kontrolle në 6 objekte hoteliere (TE-2 dhe GV-4) është kryer kontrolli, mbikëqyrja dhe inspektimi i dokumentacionit të nevojshëm në lidhje me kompetencat dhe fushëveprimin e tyre si objekte hoteliere ku janë konstatuar mangësi dhe për to do të merren masat e duhura nga IShP, DPF dhe DMSh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More