Aksion kontrolli në Tetovë: Dhjetëra shkelje në trafik brenda një dite

nga D. V.

Gjatë ditës së djeshme, më 03 dhjetor, në territorin e SPB Tetovë është realizuar një aksion i zgjeruar kontrolli ndaj automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit, policia ka konstatuar numër të konsiderueshëm shkeljesh të rregullave të komunikacionit.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se janë sanksionuar gjithsej 25 shoferë (TE-17 dhe GV-8) për parkim të parregullt, ndërsa 18 automjete (TE-11 dhe GV-7) janë larguar nga hapësirat publike me automjetin special “merimangë”.

Përveç këtyre masave, janë regjistruar edhe 59 kundërvajtje të tjera në trafik (TE-35 dhe GV-24), të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mosrespektimin e dispozitave të sigurisë rrugore.

Nga policia apelohet edhe një herë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit me qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e aksidenteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More