Aksion kontrollues ndaj motoçiklistëve në Tetovë

nga Xh M

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, të mërkurën në periudhën prej orës 10.00 deri në ora 15:00 është kryer kontroll aksion për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 16 shkelje shumica e të cilave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse 6, me leje të skaduar qarkullimi- regjistrimi, 2 dhe drejtim i motoçikletës pa kaluar testin e patent shoferit 4. Ndaj drejtuesve të mjeteve janë përgatitur parashtresa përkatëse.

Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 9 kundërvajtje tjera të ndryshme në komunikacion. SPB-Tetovë apelon drejtuesit e motoçikletave që me kohë t’i rinovojnë policat e sigurimit apo regjistrimet e tyre, të mos ngasin motoçikletën pa dhënë provim për patentë shofer, sepse çdo aksident trafiku që ka ndodhur me pjesëmarrjen e motoçikletës, pasojat përfundimtare kanë qenë jashtëzakonisht të dëmshme dhe kështu do të kontribuojnë për sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të trafikut. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More