Aksion për dhurimin e gjakut në Strugë

nga Xh M

Strugë, 7 dhjetor – Në kuadër të një nisme humanitare, qytetarët e Strugës kontribuan në aksionin e dhurimit të gjakut, me moton “Dhuro gjak shpeto jetë”. Ky aksion është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar ata që kanë nevojë për transfuzion gjaku
dhe për të shpëtuar jetë.

“Është viti i dytë që bëjmë këtë aksion shoqata “Bamirsia Strugane”. E din ai që kontribon për shëndetin e njerëzimit, është hap i mirë dhe do mbese traditë”. – deklaroi Drejtori i Organizatës, Ejup Jakupi.

Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por i jashtëzakonshëm, që mund të bëjë ndryshimin më të madh për ata që përballen me urgjenca mjekësore thonë qytetarët.

“Jam pjesë e bamiresis Strune vijme me qëllimin që të shpërojmë jetë, eshte organizatë e rëndësishme dhe vijmë sa herë ajo bënë thirje.” – u shpreh Besar Bojku, qytetarë.

Interesimi është i madh ndaj dhuruesve të gjakut,dhe se kohëve të fundit mesazhet me kete moto “Dhuro gjak shpeto jetë”, pothuajse i pranojnë të gjithë qytetarët.

“Në qoftë ka nevojë urgjente ne si bamirësit kemi listat tona me grupet e ndryshme të gjakut, qytetarët janë të mirëseardhur të trokasin në organizatën tonë”. – theksoi Shkëlzen Ajrullai, vullnetarë.

Ky askion meret në qytetin e Strugës, por të mirseardhur janë edhe spitalet apo personat që kanë nevojë për transfuzion të gjakut edhe me gjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More