Aksion për largimin e veturave të avarisura të cilat me muaj janë të palëvizura nga qytetarët

nga Xh M

Tetovë, 26 korrik – Komuna e Tetovës sot ka ndërmarrë një aksion për largimin e veturave të avarisura, të cilat me muaj janë të palëvizura nga qytetarët me qëllim që hapësirat publike të jenë të lira për qarkullim.

“Ka filluar aksioni për largimin e veturave të avarisura, të cilat me muaj janë të palëvizura nga qytetarët. Hapësirat publike duhet të jenë të lira dhe të hapura për qarkullim dhe jo të jenë pengesë për automjetet për intervenim të shpejt.

Jemi të përkushtuar për të çliruar çdo pjesë të qytetit, vetëm kështu sjellim rend dhe siguri ne qytet. Qyteti është i të gjithve, dhe jo i individit!”, shkruan Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More