Shkup, 27 shtator – Gjatë disa ditëve të kaluara, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup zbatuan aksion për pastrimin e përgjithshëm të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, informojnë nga ndërmarrja publike.
Në kuadër të aksionit është kryer fshierje manuale dhe makinerike, si dhe larje manuale të hapësirës së përgjithshme të Çarshisë.
“Njëkohësisht, u.d. Drejtori i NP „Higjiena Komunale” – Shkup, Jeton Neziri, realizoi takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Esnafit të Çarshisë, me të cilët u diskutua se edhe në periudhën e ardhshme Ndërmarrja do të vazhdojë të zbatojë aktivitete të përforcuara për mirëmbajtjen e nivelit maksimal të higjienës së këtij atraksioni të rëndësishëm turistik në qytetin e Shkupit”, informojnë nga “Higjiena komunale”.