Aksion policor dhe bastisje në shumë lokacione lidhur me punën në INP Burgu Shkup

nga D V

Shkup, 27 shkurt – Në shumë lokacione në Shkup mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje, në kuadër të aksionit policor, lidhur me parregullsitë që janë konstatuar në punën e INP Burgu Shkup gjatë kontrolleve të pak muajve më parë të kryera nga Drejtoria për Ekekutimin e Sanksioneve, informojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

“Departamenti për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në MPB, në koordinim me prokurorin publik nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup”, informuan nga MPB-ja dhe paralajmëruan informacione më të detajuara gjatë ditës.

Siç deklaron për MIA- drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin  e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, aksioni pason pas kontrolleve të Drejtorisë disa muaj më parë, në të cilat, siç tha ai, kemi konstatuar parregullsi të shumta në punën e burgut, që nga drejtori e më poshtë.

“Materialet i kemi dorëzuar në MPB dhe në Prokurorinë Publike. Ata e morën detyrën”, deklaroi Pandovi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More